Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Ademi Jashari, në fjalën e tij në Akademinë përkujtimore, të mbajtur sonte në Prishtinë, ka qenë shumë kritik ndaj përfaqësuesve të institucioneve të vendit, të cilët po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë. Si mund të ketë pajtim me ata që po mundohen ta zhdukin Kosovën?- ka pyetur ai. Në Akademinë përkujtimore kushtuar 19 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, emër të familjes Jashari, Lulzim Jashari tha se pas një historie të dhimbshme, po bëhen dy dekada nga fitimi i lirisë dhe 9 vjet nga pavarësia. Krenohemi me ata që për ideal patën lirinë, por sot Kosova përfaqësohet nga individë që nuk udhëhiqen nga idealet e atyre, që ranë. Disa nga deputetët e përfaqësuesit e institucioneve kanë harruar traditën, pasi shqiptarët kanë ditur të tregohen syçelë dhe kështu duhet të tregohen edhe tani. Lulzim Jashari tha se qeveritarët po e lënë Kosovën pa fytyrë, sepse institucionet e vendit po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë. Ai pyeti se si mund të ketë pajtim me ata që mundohen ta zhdukin Kosovën, me ata që nuk kanë kërkuar falje për krimet e bëra?
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …