Shqiptarët e komunave Bujanoc Preshevë dhe Medvegjë të mbetura nën Serbi, sot presin në vizitë kryetarin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Kjo vizitë nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në këto komuna konsiderohet si vizitë historike. Kryetari Nishani fillimisht arrin në Bujanoc, me ç’rast takohet me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi. Pas Bujanocit, kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani do ta vizitojë edhe Preshevën.
