Malisheva nënshkruan marrëveshje me Caritas-in Zviceran për përkrahje në edukimin parashkollor

Në ditën e mësuesit, është nënshkruar marrëveshja mes Caritas-it Zviceran dhe Komunës së Malishevës, për përkrahje në sistemin parashkollor të arsimit. Marrëveshja është nënshkruar mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, shefit të zyrës së Caritas-it Zviceran në Kosovë, Kreshnik Basha, drejtorit për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina dhe përgjegjësit të këtij projekti Albert Bakallit. Në këtë takim, mori pjesë edhe trajnere-delegate e Caritas-it Zviceran, Erika Masina.

Mbështetja dhe përkrahja e komunës me Caritas-in Zviceran, në edukimin parashkollor, është treguesi i rëndësisë që Komuna e Malishevës, i jep edukimit parashkollor, si parakusht për përgatitjen më të mirë të fëmijëve.

“Caritas-i Zviceran, ka një bashkëpunim tejet të mirë me Komunën e Malishevës dhe kjo është arsyeja e ripërtëritjes së kësaj marrëveshje, dhe për neve është një kënaqësi e madhe, që po bëhet kjo marrëveshje për përkrahje në edukimin parashkollor”, tha Kreshnik Basha, shef i zyrës së Caritas-it Zviceran në Kosovë.

Nga an tjetër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar Caritas-in Zviceran, për këtë përkrahje dhe për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës, ku nga kjo marrëveshje, po përfitojnë fëmijët, të cilët janë të inkuadruar në klasat parashkollore dhe kjo është një ndihmesë e madhe për arsimin në Malishevë.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Caritas-i Zviceran, do të ndihmoj në pajisjen e klasave të arsimit parashkollor si dhe trajnimin profesional, në përputhje me standardet e edukimit parashkollor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …