Komandanti i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës së UÇK, Sami Lushtakau i dënuar pa asnjë fakt me shtatë vjet burgim për rastin “Drenica II”, përmes një letre ka kujtuar kohën kur luftonte bashkë me Adem e Hamëz Jasharin. Ai ka kujtuar Epopenë e UÇK-së dhe thotë se përherë mbetet përkrah familjes Jashari. Sa herë që vjen fillimi i marsit, më kujtohet që patëm nisur bashkë me Ademin e Hamzën dhe shokët e tjerë për ta çliruar vendin tonë nga pushtuesi serb. Ju keni kaluar në amshim e ne mbetëm ende duke bërë përpjekje ta qojmë në vend amanetin që na e latë. Edhe në Epopenë e këtij viti, mbetem i përkushtuar që të shkoj pas rrugës të cilën e patëm filluar bashkë. E kujtojmë përherë Epopenë e UÇK-së dhe ata që ranë për idealin më të madh, çlirimin e Kosovës. E them me tërë mendjen e trupin tim, se mbetem përkrah shokëve dhe familjeve të ushtarëve të UÇK-së, në krye me familjen Jashari dhe me komandantin tonë legjendar Adem Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …