Bashkimi Evropian mbetet i angazhuar në Ballkanin perëndimor dhe do t’i qëndrojë zotimeve të tij, thotë kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk, në letrën e dërguar anëtarëve si ftesë për mbledhjen e këshillit të enjten. “Do ta shohim me kujdes situatën në rajon, e cila është mjaft e brishtë. Do të shohim gjithashtu mënyrat si duhet vepruar përballë objektivit tonë të përbashkët të forcimit të mbrojtjes dhe sigurisë së Europës”, shkruan Tusk. Ndërkohë situata në Ballkan po komplikohet sidomos nga ndërhyrja e Rusisë, e cila fajtor pë situatën e konsideron Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.
