Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë rezolutën për Ramush Haradinajn. Lekaj ka thënë se duhet lënë anash ndasitë politike dhe përmes rezolutës të tregojnë se partitë janë të bashkuara për interesin e shtetit. “Sot jam këtu të ju bëj thirrje që t’i lëmë anash ndasitë politike dhe përmes kësaj rezolutë që të tregojmë se gjithmonë jemi bashkë për interesin i shtetit. Nëse edhe sot nuk bëhemi bashkë iu dërgojmë sinjale kundërshtarëve që mund të bëjnë çka të duan me Kosovën”, ka thënë Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …