Në Broboniq sivjet fillon ndërtimi i shkollë së re

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Skender Avdiu, ka vizituar Shkollën e Mesme të Ulët “Sylejman Vokshi”, në Broboniq, ku nga drejtori i shkollës, Naset Ademi është njoftuar për punën dhe mbarëvajtjen e mësimit aty.

Ai bëri të ditur se shkolla do të ketë hapësirë të nevojshme për të siguruar punë dhe mësim bashkëkohor normal, duke përfshi këtu edhe hapësirën për kabinete, bibliotekë etj, si dhe terrenet për sporte të vogla, tenis etj.

Drejtori i shkollës, Ademi, tha se ky është lajmi më i mirë kohëve të fundit për nxënësit e mësimdhënësit e shkollës dhe për të gjithë fshatin.

“Unë ju falënderoj për angazhimin tuaj dhe të Drejtorisë së Arsimit për  të gjetur mundësinë e ndërtimit të objektit të ri shkollor, Ministrinë e Arsimit për sigurimin e mjeteve dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë drejtim”, tha ai.

Drejtori Ademi në vazhdim tha se ndërtimi i një shkolle të re ishte vërtetë nevojë emergjente, pasi që objekti aktual është i ndërtuar qysh në vitin 1950, ndërsa që mësimi në të ka filluar në vitin 1952, por që sot nuk ofron kurrfarë kushtesh për punën normale.

“Aktualisht në shkollë kemi nëntë paralele me 251 nxënës, duke përfshi këtu edhe fëmijët parashkollor, të cilët mësojnë në pesë klasa dhe në dy ndërrime. Kushte për punë normale dhe për realizimin e plan-programeve bashkëkohore nuk kemi. Por ky lajm na jep kurajë dhe na motivon që të shtojmë angazhimin tonë  për mësimdhënie, kurse nxënësit për mësimnxënie, deri sa të dalim në objektin e ri”, tha ai.

Kryetari Bahtiri i premtoi drejtorit Ademi se deri në përfundimin e objektit të ri shkollor, do të bëjë përpjekje maksimale që të krijoi kushte më të mira për punë të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës së Broboniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …