Komuna e Junikut reagon ndaj lajmit të portalit “Juniku“

Komuna e Junikut reagon ndaj lajmit te datës 08.03.2017 në lidhje me znj. Shahe Shehu, reagim ky i bërë nga portali me administrator te pa identifikuar te cilët i janë drejtuar kryetarit te komunës dhe stafit komunal të Junikut pa pasur ndonjë informacion ne lidhje me ndihmat dhe kërkesat që i ka bërë komuna e Junikut në lidhje me familjen e Shahe Shehut.

Komuna e Junikut me datë: 15.08.2016 ka bërë vendosjen e Faik Shehut në Institutin Special në Shtime.

Gjithashtu edhe për Shahe Shehun është në fazën përfundimtare për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për strehimin e sajë në strehimoren e caktuar për persona te tillë në Gurakoc.

Komuna e Junikut do të përgatisë padi ndaj portalit “Juniku” të cilën shumë shpejt do ta dorëzoj në gjykatë për keqpërdorim të logos zyrtare të komunës së Junikut, shkeljes të së drejtës së autorit dhe shpërndarjes së informacioneve të rrejshme dhe të pa baza duke përdorur logon e institucionit komunal të Juniku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …