TIKA ndihmoi me mekanizëm bujqësor edhe 27 fermerë të komunës së Mitrovicës

Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kilic, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes të mekanizimit bujqësor nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural në komunën e Mitrovicës, në kuadër të projektit: “Subvencionimi i fermerëve me mekanizëm bujqësor”, projekt ky i  cili është financuar nga TIKA (Turkish Cooperation and Coordination Agency). Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe drejtori i Organizatës TIKA, Necip Ozaj Ozutok, nënkryetarët e komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka e Eroll Zekria dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nasuf Aliu. Nënkryetari Mujka pasi falënderoj ambasadoren Kilic dhe drejtorin e TIKA-së Necip Ozaj për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me komunën e Mitrovicës dhe ndihmën e vazhdueshme që po japin për qytetarët e Mitrovicës, i njoftoj mysafirët edhe për sfidat dhe problemet me të cilat po përballen qytetarët e komunës dhe përpjekjet e institucioneve komunale në krye me kryetarin Bahtiri, për tejkalimin e tyre. 27 përfituesve ju shpërndanë katër mbjellëse misri, pesë spërkatëse për misër, gjashtë freza, katër mbjellëse të barit rrotativ, katër kositëse të barit si dhe katër makina mbjellëse të patateve.

Edhe drejtori Nasuf Aliu, i falënderoj ambasadoren Kivilcim Kilic dhe drejtorin e TIKA-së, Necip Ozaj, për ndihmën që në vazhdimësi po japin për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e  qëndrueshëm ekonomik të komunës së Mitrovicës.

Ai tha se falë mbështetjes së Turqisë dhe TIKA, gjegjësisht zemërgjerësisë së popullit dhe bizneseve të Turqisë, Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është duke bërë punë të mirë për të ndihmuar qytetarët në zhvillimin e bizneseve, duke ua lehtësuar kështu jetën atyre.

Ambasadorja Kivilcim Kilic, fillimisht falënderoj udhëheqësit komunal për pritjen që i bënë dhe respektin e treguar. Ajo tha se ndihet e nderuar që Republika e Turqisë po arrin që nëpërmjet donacioneve të ndryshme tu ndihmojë qytetarëve në nevojë të Mitrovicës.

Pas takimit që zhvilluan në ambientin e komunës, drejtuesit komunal dhe mysafirët nga Turqia, shkuan në hapësirën e vendosur të mekanizmit për t’ua dorëzua fermerëve përfitues mekanizimin bujqësor.

Atje 27 përfituesve ju shpërndanë katër mbjellëse misri, pesë spërkatëse për misër, gjashtë freza, katër mbjellëse të barit rrotativ, katër kositëse të barit, katër makina mbjellëse të patateve.

Në shenjë falënderimi e respekti për mbështetjen që po i japin komunës së Mitrovicës, ambasadorja Kivilcım Kiliç  dhe drejtori i TIKA, Necip Ozay Ozturk u nderuan me mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …