Gjykata Speciale kundër UÇK-së, me seli në Hagë, fton për hetime ish-komandantin e FSK-së Kadri Kastrati

Kastrati: Buxheti nuk paraqet problem për transformimin e FSK-së në ushtri

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka thënë se buxheti nuk paraqet problem për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se rekomandimet që kanë dala nga rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë në 2014-të, ka dal që Forca e Armatosur t’i arrit kapacitete operacionale për armë dhe kryer misionin e vet, i duhen 5 milionë euro çdo vit shtesë nga buxheti që e ka aktual. Atëherë Qeveria e Kosovës është deklaruar që ajo është e përballueshme për buxhetin e Kosovës dhe për ekonominë tonë. Numri i përgjithshëm i strukturës së Forcave të Armatosura do të jetë 5 mijë aktiv 3 mijë rezervë, gjitha këto janë përllogaritur atëherë qysh në rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë dhe unë themi që 5 milionë çdo vit janë të mjaftueshme me i plotësuar jo vetëm numerikisht sa do të rritet FSK- ja apo Forca Ushtarake por edhe pajisjet, armatimi, infrastruktura dhe gjitha ato nevojat që do t’i duhen në të ardhmen për me e përmbush misionin, ka thënë ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …