Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me ambasadorin e Francës në Shkup Kristian Timonier me të cilin ka biseduar për situatën politike në ish Republikën Jugosllave në Maqedoni. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se kryetari i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk guxon që krizën politike ta shndërrojë në krizë etnike dhe duhet të përmbahet maksimalisht nga nxitja e urrejtjes midis dy komuniteteve shumicë. Ahmeti ka shtuar më tutje se deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare nuk cenon rendin e as karakterin kushtetues dhe është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë pasi paraqet përmbledhje të programeve zgjedhore të partive parlamentare shqiptare.
