Shoqatat e dala nga lufta çlirimtare kanë kërkuar nga institucionet më të larta të vendit që ta formojnë Ushtrinë e Kosovës sepse nuk ka shtet të pavarur pa ushtrinë e tij, andaj edhe Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë përcjellë më vëmendje të gjithë ecurinë e zhvillimeve politike në Kosovës, sidomos ato ecuri që kanë të bëjë me luftën dhe Ushtrinë e Kosovës. Andaj, publikisht Ju bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur për formimin dhe ligjësimin e Ushtrisë së Kosovës. Ushtria e Kosovës është njëri nga faktorët më të rëndësishëm të pavarësisë së saj, por edhe faktori themelore i ruajtjes dhe mbrojtjes së lirisë së Kosovës. Ushtria e Kosovës është gurë themeli i sigurisë së saj, i mbrojtjes së saj, si dhe i garantimit të pavarësisë së Kosovës, thuhet në komunikatën e shoqatave të dala nga lufta çlirimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …