Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka komentuar iniciativën e presidentit të vendit Hashim Thaçi për Projektligjin për FSK-në, ku parashihet formimi i ushtrisë. Në një postim të tij ai ka shkruar se me nder dhe krenari deputetët do ta kryejnë obligimin ligjor dhe kombëtar, duke votuar për krijimin e ushtrisë së Kosovës. “Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me përgjegjësi të lartë morale dhe shtetërore do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me nder dhe krenari do të kryejmë obligimin ligjor dhe kombëtar, duke votuar për krijimin e ushtrisë së Kosovës, sepse kjo është ëndrra e kamotshme e të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, ka shkruar Beqa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …