Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rrustem Berisha, ka këmbëngulur se nuk duhet të ketë kthim mbrapa në rrugën e transformimit të FSK-së në ushtri. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se AAK-ja e mbështet iniciativën që transformimi i FSK-së të ndodhë përmes ndryshimit të përmbajtjes së ligjit. Berisha ka bërë me dije se partnerëve ndërkombëtarë duhet t’u shpjegohen në detaje arsyet e këtij veprimi. Ish-komandanti i UÇK-së është shprehur i bindur se faktori politik shqiptar do të tregojë unitet të plotë në rastin e miratimit të Projektligjit për FSK-në. Berisha ka thënë se transformimi i FSK-së është çështje e interesit nacional dhe duhet ta ketë përkrahjen e të gjithëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …