leoni

Aleksander Radiq: Ushtria e Kosovës do të ishte element që përmbyll shtetësinë e saj, kjo e frikëson Serbinë

Aleksander Radiq: Ushtria e Kosovës do të ishte element që përmbyll shtetësinë e saj, kjo e frikëson Serbinë

Analisti ushtarak i Serbisë Aleksandar Radiç thotë se kundërshtimi nga Serbia i krijimit të Ushtrisë së Kosovës vjen për shkak të statusit që kjo do të krijonte. Ushtria e Kosovës do të ishte element që përmbyll shtetësinë. Serbia ka bërë fushatë kundër pushtetit të shqiptarëve në çdo institucion, luftë diplomatike kundër anëtarësimit në UNESCO dhe në asociacionet sportive. Nëse ekziston ushtria e Kosovës është vështirë të thuhet se nuk ekziston shteti, pasi mbrojtja është një prej gjërave më të rëndësishme”, deklaron Radiç. Serbia, përkundër bashkëpunimit, është kundër inkuadrimit në NATO. Por kësaj radhe Aleanca konsiderohet si mbrojtëse. Paktet e luftës janë argumente të Serbisë. dhe vendet e NATO-s, që kanë mbështetur pavarësinë, kanë qëndrim se nuk mund të formohet ushtria pa ditur fundin e aktiviteteve të tyre. Kemi edhe një situatë paradoksale pasi shumica e serbëve kanë qëndrim negativ ndaj NATO-s, por qeveria kërkon qëndrimin e NATO-s në Kosovë”, ka thënë Radi për mediet në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …