leoni

Nenad Çanak: Duhet të pranohet e vërteta e hidhur se Kosova është e pavarur nga Serbia

Nenad Çanak: Duhet të pranohet e vërteta e hidhur se Kosova është e pavarur nga Serbia

Kandidati për kryetar të Serbisë, i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak tha se duhet të pranohet e vërteta e hidhur se Kosova është e pavarur nga Serbia. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Beta ka thënë se është fakt që me Kosovën ka vendkalime kufitare, dhe se qytetarët e Serbisë nuk mund të shkojnë në Kosovë pa pasaporta dhe se kufirin me Kosovën e sigurojnë ndërmjet tjerash edhe forcat ndërkombëtare, që do të thotë se bashkësia ndërkombëtare garanton për kufirin. “Po, Kosova është e pavarur nga Serbia- ajo është e humbur gjatë luftës- atë luftë e ka udhëhequr regjimi i Sllobodan Millosheviqit, po- ai regjim ka shkaktuar bombardimet e NATO-s”, ka thënë Çanak.

“Me gënjeshtra mund të ëndërrohet, por me gënjeshtra nuk mund të jetohet”, ka shtuar ai. Çanak ka theksuar se Industria e Naftës e Serbisë (NIS) u është shitur partnerëve rusë “shumë nën çmim”, me arsyetimin se Rusia do të ndihmojë që Kosova të mos bëhet e pavarur dhe se do të ndërtohet rrjedha Jugore. “Kosova është e pavarur, nuk ka rrjedhë Jugore, pra kthena NIS-in dhe shkoni në shtëpi”, ka thënë Çanak.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …