leoni

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka pritur në një takim, z. Muhamed bin Abdulkerim al Isa

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka pritur në një takim, z. Muhamed bin Abdulkerim al Isa

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka pritur në një takim, zotërinë  Muhamed al Isa, sekretar i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, me të cilin kanë biseduar rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ligës së Botës Islame. Myftiu Naim Tërnava pas takimit ka falënderuar sekretarin e Ligës së Botës Islame për ndihmën që i ka dhënë Kosovës drejt forcimit të shtetit dhe njohjen e pavarësisë nga shtetet islame.  Muhamed bin Abdulkerim al Isa, në fjalën ne tij tha se kemi ardhur dhe po bëjmë këtë vizitë për rritjen e bashkëpunimit mes vëllezërve tanë dhe për ta intensifikuar bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme. Sikur e dini jemi të kënaqur që po vizitojmë një popull me besim islam, i cili është shembull dhe tolerant në këtë pjesë të botës dhe ka treguar një kulturë dhe civilizim të lartë në praktikumin e fesë së pastër.  Populli shqiptar ka dëshmuar se është një popull modern dhe ka dhënë një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe tolerancës mes popujve dhe besimeve”, tha Muhamed bin Abdulkerim al Isa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …