Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë në selinë e Partisë Socialiste rreth orës 10.00 koordinatorët e fushatës zgjedhore në të 12 qarqet e vendit. Në këtë mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme për ecurinë e qeverisë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në kabinet, ashtu siç përflitet në media. Burime jozyrtare, flasin se nga qeveria mund të largohen ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, për t’u angazhuar me organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …