Badallaj

Reshat Badallaj: Vetmia

Në majë të bjeshkës ku toka është më afër qiellit

E yjet duken sikur i prekë me dorë

Atje jam shtrirë, në barin e pashkelur dhe shikoj.

Shikoj hënën e verdhë e të lodhur.

Atje mendoj të prehem një ditë.

Varri im nën hijen e një peme ku bilbili të këndoj

Këngën e shkruar ; epitaf mbi gurin pa emër:

« Këtij shtegtari të degdisur i këndoj;

I këndoj natyrës, kombit, flamurit.

I këndoj të parëve; etërve në lashtësi. »

Qielli do derdh shi atje, do t´i lag degët 

E do ngrijnë pemët në Veri.

E dielli do pyes; “Në ç’vend e paska bërë varrin ky i humbur ?I”.

Atje, ku gjethet jeshile nuk vdesin në dimër dhe as në verë…

 

I ulur me kokë në libër

lexoj poetët dhe shkrimtarët e Rilindjes, 

shikoj yjet në qiellin e kthjellët si

uji bilur dhe flas me ta.

Nuk dua të dëgjoj të lehurat e qenve me dy këmbë

që i ndjekin bishtdredhurat nëpër shtëpi publike!!!

Dua të jem i vetëm,i shtrirë në blerina të bjeshkëve të thella,

të dëgjoj zërin e bilbilave, të ndiej aromën e luleve

në Pranverë.

Vetëm hënën ta kem dëshmitar të përvuajtjes sime

Dëshmitare për çka kam parë në këtë jetë.

Buzëqeshjen ma ndali djali, nëna e motra,

Kur korbi i vdekjes hyri brenda…

E unë këngën e trishtimit dua të këndoj

Vetëm, në vetmi nën hënë

E ti thyej telat e lahutës

 

Nuk dua të sillen rrotull meje lakejt ,hijenat,çakejt…

Lugetërit nuk i duroj dot,

Ata të sillen varreve dhe të plaçkisin

Ata të vdekurit nëpër varre të qetë nuk i lënë.

Batërdi bëjnë nën çati, duke përplasur kusi e tepsia.

Nuk i dua këta shpirt katila!

Ndaj, dua të jem vetëm. 

Në shpirt e dua vetëm një yll të Jugut,

Eh, nuk e di pse?

Herë del në qiellin e hapur, e herë humbet

nga retë e dendura të Çamërisë!!!

Atje më pushoftë shpirti një ditë,

Në prehrin e saj të më bëjë lisi hije…

Me rrënjët e lëshuara thellë.

 

shkurt  2017

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …