Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Veteranët kërkojnë që Gjykata Speciale të merret edhe me krimet serbe në Kosovë

Veteranët e UÇK-së presin që gjatë javës të mbahet një seancë për ndryshimin e Ligjit lidhur me Gjykatën Speciale, por Kryesia e Kuvendit ende  nuk ka pranuar asnjë material me të cilin kërkohet që të rishqyrtohet këtij ligji. Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti nuk ka asnjë informatë për këtë çështje. Përderisa nuk ka ardhur asnjë material për t’u diskutuar në Kryesi, nuk di çka të them”, ka saktësuar. Thirrja e një seance të tillë varet nga analizat që bëhen për nevojën e ndryshimeve në atë ligj. Krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thonë se kanë marr premtime se javën e ardhshme në Kuvend do të trajtohet çështja e ndryshimit të Ligjit  për Gjykatën Speciale.  Veteranët kërkojnë që Gjykata Speciale të merret edhe me krimet serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …