Disa familjarë të viktimave kërkojnë që Gjykata Speciale të merret më krimet e forcave serbe në Kosovë. Një kërkesë e tillë është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës ku kërkohet që deputetët të ndryshojnë Ligjin e Speciales dhe ta kushtëzojnë dialogun me Serbinë deri sa kjo e fundit të bashkëpunojë më këtë institucion të drejtësisë të themeluar nga autoritet e vendit. Këtë kërkesë e kanë parashtruar familjarët e të masakruarve në Abri, Rezallë, Reçak, Hallaq të cilët i drejtohen kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kryetarit të Kosovës. Ata janë të zhgënjyer me UNMIK-un dhe EULEX-in e akoma më shumë janë të pakënaqur më institucionet vendore të cilat e kanë votuar Gjykatën Speciale për t’i përndjekur luftëtarët e UÇK-së, ndërsa për të masakruarit shqiptarë vazhdojnë të heshtin e të mos kërkojnë drejtësi. Një kërkesë të ngjashme para disa muajsh e ka bërë edhe shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Klina.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …