Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përfaqësuesit e komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptas dhe malazez e përkrahin Ligjin për Forcën e Sigurisë. Ai ka falenderuar përfaqësuesit e këtyre komuniteteve, të cilët kanë përkrahur idenë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, që ka hasur në hezitimin e disa partnerëve të Kosovës. Thaçi ka shkuar aq larg në këtë drejtim, sa është zotuar se në rast se dështon në ndryshimin e mandatit të FSK-së, do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të vendit.
