Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk thotë se tensionet në disa vende të Ballkanit janë jashtë kontrollit, dhe ato po shkaktohen pjesërisht për shkak të ndërhyrjes së faktorëve të huaj të cilët janë duke u përpjekur për të destabilizuar këtë zonë tash e një kohë. Mediet kroate raportojnë se kjo situatë ka shkaktuar panik në Bashkimin Evropian, pasi ata më në fund e kanë kuptuar se kaosi në Ballkan mund të jetë në rritje. Problemi për krijimin e Qeverisë në Maqedoni, situata e tensionuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, nisma e Kosovës për ta themeluar Ushtrinë, mbajtja në Francë e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, vendimi unanim në Kuvendin e Kosovës për ndërprerjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërhyrja e Rusisë në Mal të Zi – shtet i rajonit i cili sipas të gjitha gjasave në muajin maj do të bëhet anëtar i 29-të në NATO-s, janë disa nga problemet e rënda me të cilat po përballet rajoni ka saktësuar Donald Tusk.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …