Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof dr. Hakif Bajrami: A po na përsëritet historia tragjike shqiptare, për pazare me trojet tona?

(“Në qoftë se më vrisni, ruajeni  gjakun tim, që  me të fëmijët të shkruajnë gjuhën shqipe”! Petro Nini Luarasi)

Më 1974 pata fituar të drejtën që ta studiojë si student i shkallës tretë, Çështjen e Ulqinit 1880. Mjerisht ai punim edhe pse i dorëzuar në JIQ, nuk është botuar kurrë. Studimi i kishte 81 referenca nga dokumentet angleze, austriake, serbe, ruse dhe gjermane, me një rezyme frëngjisht ku sqarohej rroli i Francës në okupimin  e Ulqinit nga Mali i Zi. I revoltuar pse nuk u botua studimi, Akademik Ali HADRI do të më thotë: “ Ta bëjmë shkollën kombëtare të historiografisë. Në këtë rrugë detyra e parë është t` ua kthejmë tradhtarëve dhe tradhtive rrënjët kah dielli; Fëmijët e tyre, nuk do të transferohen lehtë në “dele”, por as këlysh të tigrave, nuk do t` u lejojmë hapësirë të mbesin. Ata mund të emancipohen shumë lehtë, duke e mësuar të vërtetën historike. Atëherë, ne e kemi plotësuar misionin tonë kombëtar”.!

Mangësia e atij punimi (Për Ulqinin 1880) ishte se nuk e kisha sqaruar mjaft rrolin tradhtar të Portës Lartë ( njëfarë Dervish Pashës!), Lidhur me këtë tragjedi, të copëtimit të trojeve shqiptare, tani, në pika të shkurtra më duhet ta bëjë këtë krahasim. Po e fillojë më mitingun popullor që u mbajt në Shkodër më 19 prill 1880. Mitingu sa kishte rreshtim për ta mbrojtur Hotin dhe Grudën, po aq kishte paralajmërim se Ulqini nuk do të lëshohet pa u derdhë vargoj gjaku të shqiptarëve. Mitingu kishte edhe këtë rreshtim se kërkonte që katër vilajetet (Shkodra, Kosova, Manastiri dhe Janina) të ngjizeshin në një Vilajet të Shqipërisë, në vend të të cilit Stambolli dhe Fuqitë evropiane krijuan :”Vilajetin e Rumelisë”. Lidhur me këtë, Konferenca e Berlinit që i filloi punët më 16 qershor 1880, në tërësi pati orientim si ta mbyllë çështjen shqiptare; pa i studiuar mizoritë-gjenocidin serbian në Sanxhakun e Nishit më 1877, edhe pse ishte kërkesa; si t` i kënaqë fqinjët dhe orekset e tyre ku merrnin “ngjyrë” gjashtë Fuqitë evropiane, dhe merrte temena pastaj Porta e Stambollit. Sidomos, Konferenca e Berlinit, do ta trajtojë detalisht kufirin turko-malazez. Kjo konferencë përmes kombinimeve të “gozhdave diplomatike”, do të vejë Portën në “zgjidhje” : Ose t` ia dorzojë Malit Zi Hotin dhe Grudën, ose Krahinën  e Ulqinit. Mali i Zi lakmitarë, më 26 qershor 1880 “urtësisht”, do të pranoi që t` i okupojë Hotin dhe Grudën, dhe të mbetet në “radhë” Ulqini, por jo tani të okupohen të gjitha viset që i aspironte. Ishte krijuar atëbotë një komandë e fuqishme shqiptare për “ta mbrojtur çdo pëllëmbë toke shqiptare nga Isuf Sokoli, Haxhi Mehmnet Baci, Mehmet Gjyli e shumë trima tjerë edhe nga Vilajeti kryengritës i Kosovës, që i kishte caktuar Ymer Prizreni dhe Sylejman Vokshi, madje edhe Abdyl Frashëri. Me këta krerë do të bisedoi gjenerali Turk Riza pasha , i cili i kishte pas veti 3000 ushtarë dhe nja 15000 kryengritës, disa të armatosur edhe me kmesa, ku tani duhej të dorëzohej edhe  Ulqini. Më 17 shtator 1880, përfaqësuesi i Gjashtë Fuqive Evropiane, lëshon ultimatum me afat që për TRI ditë të dorëzohet Ulqini. Po, kishte luftë të përgjakshme në mes mbrojtësve të Ulqinit, dhe ushtrisë Anadollake. Më 20 shtator 1880, Flotat e Fuqive Evropiane hyri në ujërat e Ulqinit, për të i “disiplinuar shqiptarët e egër”. Në këto rrethana do të tradhtoi një prijës i denjë i Lëvizjes shqiptare i quajtur Hodo Sokoli!!. Po thuaj se një muaj më vonë , më 25 tetor 1880, Stambolli e largoi Riza Pashën nga detyra; e solli Dervish Pashën në komandë për ta përfunduar tradhtinë ordinere me trojet shqiptare. Më 3 nëntor 1880, ky kapitullant turk, do të urdhërojë largimin e mbrojtësve të Ulqinit nga vijat e frontit. Komiteti i Ulqinit më 16 XI 1880 u foli Fuqive me fjalë gjaku se: trojet do të mbrohen edhe me fuqinë e armës . Tani do të hyjnë në “punë të pista”, konsulli anglez  (K. Grin) dhe austro-hungarez ( F. Lipih), që bënin spiunime nga Shkodra në dobi të pretendentëve të okupimit të Ulqinit. Më 17 XI  1880,shumë prijës të mbrojtjes Ulqinit, do të mbesin “pa fytyrë” për politikanët kapituallnat, si tha këto ditë djali i Legjendarit Adem Jasharit. LULZIMI . Më 22 XI 1880, Dervish Pasha jep urdhër që Ushtrinë e Padishahut të marshojë prej Shkodrës kah Ulqini, me qëllim që ta dorëzoi (studio luftën te Kodra e Kuqe-hb) Ulqinin. Në këtë betejë do të plagoset për vdekje Isuf SOKOLI , për t` ua dorëzuar më 23 XI 1880 Ulqinin malazezëve.  Edhe atëherë, pra, kishte shantazhe sikurse sot ,me çështjen e Kufirit në Kullë dhe Çakor të Rugovës martire.

Pazari i radhës

Më 1879, caktimi i vijës kufitare Serbi-Turqi ishte fiksuar në dy pika:Maja e Përpallacit ose Vraja të ndahen në mes turkut dhe serbianit. Pas pazareve u vëndos që një bregore në veri të LLapit (Perpellaci) t` i jepet Turqisë, ndërsa Vraja të i jepet Serbisë. Pazari vazhdon. Më 1913, kur “pazaret vlonin” për t` i copëtuar trojet shqiptare, diplomacia e gjashtë Fuqive, do të pikantohen prapë dy “pika strategjike”: Serbia duhej të zgjidhte, e do Gjakovën dhe Dibrën, apo Shkodrën.

U vendos me pazarin e Wienës me një anë dhe Rusisë e Francës në anën tjetër, që “Shkodra të mbetet në Shqipërinë Bregdetare, ndërsa Gjakova dhe Dibra t` i takojnë Mbretërisë serbiane”.(Posedohen të gjitha bisedat e pazareve dokumentare, në detale). Hipokrizia politike shkon deri aty: Kur Ismail Qemali i dëftoi zyrtarit Wjenës se do të shkojë për të kërkuar drejtësi edhe në Londër”, do të merr përgjigje- “Po ne me Londrën nuk jemi në një pakt, prandaj jeni të lirë, ne nuk mund t` ju ndihmojmë ma “!! Kush ka mundur ta paramendoi s epo ai zyrtarë ushtarak dy vite më vonë do të vansohet në guvernator në Shkodër, në cilësinë e okupatorit të ri. Ja ndihma?!!!

 Vijon Pazari më 1919. Në të ashtuquajturën Paqe e  Parisit më 1919, viset shqiptare u copëtuan si të ishin vise pa banorë dhe pa histori fare. Po, Vilsoni e tha atë fjalinë e famëshme:”Se Shqipëria duhet të ndërtohet”. Dhe kaq, por Shqipëria kontinentale e robëruar,  e kolonizuar, e shpërngulur dhe e kontraktuar të shfaroset ,madje me Konventë mbeti në shpresë deri më 1941 kur okupatorët i ndruan rrolet mbi trojet tona arbnore. Mbaroi Lufta e Dytë Botërore, e ne si i vetmi vend në Evropë u çliruam me forcat tona, madje u radhitëm fuqishëm kah Koalicioni Antinazist. Kuptohet se  patëm edhe kuislingë të egër shqiptar, që dikush sot po provon t’i avansojë në “patriotë”.

 Vijon pazari më 1946. Në Paqen e Parisit më 1946, çështja shqiptare e viseve të robëruar as që u përmend . Me vështirësi, me insistimin e delegacionit të Ukrainës, Enver Hoxhës iu dha fjala të diskutoi (22-24 gusht 1946), por as që pati mundësi ta shtroi çështjen e robërimit të Shqipërisë Kontinentale, edhe pse e kishte lëvizë në Beograd.

Pazari do të bartet jo për Shqipërinë Kontinetale (Viljaetin e Kosovës dhe Manstirit), por Senatori e SHBA-ve, Claudie Pappen (më 1946) do të përpiloi Rezolutë për t` ia shkëputur Shqipërisë : Korçën, Gjirokastrën dhe Sarandën, dhe, për t` ia aneksuar Greqisë, që po përkrahej nga Anglia dhe….Po, Rezoluta njëzëri do të aprovohet në Senatin  e SHBA-ve. Por nuk do ta nënshkrua H. TRUMANI. U bërën dy PRESIDFENT të SHBA që e shpëtuan Shqipërinë Bregdetare. Nuk munguan edhe faketet shqiptare për rreshtim ideologjik, që të vuajmë një kohë të gjatë, por shkollën kombëtare e ndertuam mendoj shumë efekteshçm.. Taksa do të jetë shumë e madhe.

Por një pjesë e inteligjencies së Kosovës, do të rreshtohet fuqishëm kah SHBA më 1958 (kur erdhi Delegacioni i Stenatit SHBA në Koosvë dhe Maqedoni, studione  – e deri më 1990, kur ma nuk kishte dilema rreshtimi, që është shpallë triumfalisht në sallën  e Instituiit Albanologjik. Kohë më vonë  do të dali BUSHI i VJETER dhe tiranisë dhe mizorive  serbiane do të i drejtohet, kur tërë Evropa e kurajonte Beogradin së bashku me Rusinë që po jepte shpirtin komunist: “ Vija  e kuqe nuk guxon të kalohet në Kosovë” . U bërën TRE presidentë të SHBA, që e mbajtën në shpresë pjesën e kombit të robëruar. Në këtë fjalisë së “vijës së kuqe”, ma së shumti ka besuar kryetari  Rugova, por ajo shpresë duhej të kishte kufi. Në prani të Fehmi Aganit ia kam pas thënë, JENI në rreshtim të drejtë nëse e mbanë në mend: “çështjen e vijës së kuqe, por Vatikani nuk do të ndihmojë kurrë, sepse ka Konkordat me Serbinë nga viti 1914”. Nuk foli asgjë, por Abdyl Rama që nuk ndahej nga prof Agani ndërhyri: “Ne jemi me drejtësinë”.

Krime dhe mizoritë do të vijojnë 1991-1999, pazaret e Fuqive Evropiane do të renditen njëra pas tjetrës, por doli Bill KLINTONI dhe TONI BLERI, dhe e shpëtuan Shqipërinë Kontinetale, me bombardimet e NATOS  nga 24 marsi e deri  9 qershor 1999, që Ushtria serbiane ta nënshkruajë kapitullimin në Kuamnovë, aty ku rrejti se më 1912 e kishte fituar luftën Ballkanike,kundër  turkut, pa bërë luftë fare.

U bënë katër PRESIDENT të SHBA –ve që ia dhanë krahun kombit të shtypura shqiptar. Dymendësia diplomatike dhe politike Evropiane , se Kosova a duhet të pavarësohet,  apo të mbetet autonomi substanciale me Serbinë, do të shkëputet nga “pazaret” me Fjalinë e BUSHIT RI, në Krujë më 10 VI 2007. U bënë pesë president të SHBA-ve që e përkrahën çështjen  shqiptare që është copëtuar nga Evropa nëpër kongrese, pa mëshirë. Edhe pse ishte kjo përkrahje, diplomacia e nëntokës Evropiane  do ta bëjë të vijim një atentat duke bërë pazare: Maqedonia dhe Serbia, në prani të UNMIK-ut, për Debelldenë ( çështje kufitare…), si trevë që gjithmonë i ka takuar Kosovës. Pata reaguar atëherë në gazetë, por ç` dobi?!!. Do të lajmërohet me tinzi Serbia si mbeturinë e Milosheviqizimit me lakejt e saj dhe do ta uzurpoi një pjesë të trevës Kosovës në Kopaonik, pa u diktuar fare. Me leje të kujt?, kur aty ka ekzistuar qyteti antik Kosova. Tani e kanë pagëzuar “Panqiq”. Me leje të kujtë kjo tregti?

Dhe dy vite më vënë deri sa Mali i Zi, ishte fëmijë për dore i Serbisë, do të lejohet që kufiri nga Kulla dhe Çakori të zbresin nga gjashtë kilometra në brendi të Rugovës (Koosvës).

Me leje të kujt?

Po, do të punojnë dy  Komisione shtetërore (Kosovë-Mali i ZI) me harta kadastrale të Banovinës së Zetës nga viti 1929-1933. Me ato harta Podgorica duhet të shtrihet deri te Rahoveci; me këtë filozofi imperilaiste Franca, duhet të shtrihet deri te dyert e Moskës, sepse Napoleoni ka qenë shumë afër ta aneksojë; me këtë filozofi imperialiste Parisi, (Pallati i Versajit), duhet t` i atkoi Gjermanisë, sepse Bizamarku aty  e ka shpallë Bashkimin e Gjermanisë më 1871!!! Këto pazare sot po vazhdojnë me tokat shqiptare edhe me fajin e politikanëve shqiptar të tipit Ahmet Zogolli, Esat Pasha, Cena Begu dhe Xhefer Deva. (hulumtoni shkuarjen e oficerëve të tij në Beograd më 4 prill 1944, për t` i marrë rrogat për kohën që kishin munguar nga nëntori 1943, sepse kishin bërë krime monstruoze me 206  kriminelë shqiptarë nga Kosova nga Shkodra e deri në Tiranë, sa që më 4 shjurt 1944, do t` i burgosin për një natë 500 patriotë shqiptar; do të i pushkatojnë 84 patriotë, që ishin në lule të rinisë (Hulumtoni Arkivin e dokumenteve Gjermane të GESTAPOS, në ANV-Arkivi Nacional Vashigton 1944).

Pazaret me troje shqiptare nuk po pushojnë

Çka do të thot “nuk humbin asnjë pëllëmbë toke të Kosovës”?. E çka është Debelldeja;  çka është Kopaoniku; çka është Kulla dhe Çakori. Këtu dikush është bërë tregtar “flamuajsh”. Historianë pse heshtni, ju nuk mirreni me vizatime hartash, por duhet t ` i zbuloni dokumentet zyrtare që janë argumente nëpër “Fletore Zyrtare” ku janë shënuar me ligje kufijtë.. Bota na pret ta themi të vërtetën, jo të mykemi si gaca nëdër hi ,me nga një libër e të marrim grada vend e pa vend . Hulumtoni dhe më tregoni se nuk kam të drejtë. Por, edhe pse po injorohem , edhe pse po  kërcënohem; edhe pse po fyhem nga pushtetarët dhe nivelet “akademike”, plotë insufiencë palgiaturash, unë nuk do të ndalem. Ju them se raporti i dorëzuar Qeversië nga Hivzi Islami, i përngjan Memorandumit të Akademisë Serbe 1986, alias Memorandumit II nga vitit 2011. Krahasoni.  Ndryshe nuk di të them ma qartë. Kështu më ka mësuar shkolla e Petro Nino Luarasit, Sami Frashërit, Hasan Prishtinës, Shtjefen Gjeqovit, Emin Durakut, Ali Hadrit, Adem Demaçit dhe Adem JASHARIT.

Tani  (2017, shtrohet  pyetja, po përsëritet historia tragjike dhe me fajin e kujt?) do të përqendrohem në caktimin e vijës së re kufitare Republika  e Kosovës me Republikën e Malit Zi; Në “Savino vode-Savë Batraja, apo…. Dihet tani publikisht se Komisioni i parë shtetëror i themeluar ilegalisht e i drejtuar nga një profesionist kadastral, ka ardhur në përfundim se kufiri duhet ta cungojë Rugovën për 8600 hektarë tokë në favor të Malit Zi, për ta nxjerr nga goja  e Rusisë dhe për ta futë në NATO , për hatër të BE-së e kujt jo. Ore shqiptarë, deri kurë me këso tradhtish me kësi prijësish që nuk kanë asnjë fie fytyre.?

Gjatë viteve 1945-1989 kisha formuar bindjen se asnjë historian shqiptar nuk ka pasur pozitë në asnjë institucion pushtetor.

Tani, gjatë viteve 2008-2017, kur në pushtet kemi disa historianë , ku veçohet HashimThaçi. Shtrohet tash pyetja : ky njeri pa asnjë ditë përvojë politike e nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë, pa e studiuar fare rrolin e Rezolutës 1160 prej 31 marsit 1998 të KS OKB; ky njeri pajtohet  me Marrëveshjen e Vjenës, ku 6% e serbëve mund ta mbajnë peng 94% të tërë popullsisë për çështje strategjike, kushtetuese; ky e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit për Demarkacionit me Malin e Zi ku Kosova humb 8600 hektarë tokë. Madje ratifikimi i Demarkacionit të dyshimtë shkencërisht, alarmohet se po “u ratifikua, qytetarët do të fitojnë viza”! e të cilat Kosovën do ta dërgojnë në shoqëri “parajsë”!!.

Tani Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të thuhet se nuk ka përvojë.  Dhe zhurma  dhe hallakama që bëhet për viza shtroj pyetjen:  Pse opinioni dhe shtypi nuk e botuan shpjegimin e deputetes, Vjosa Osmani, se çka do të thotë liberalizimi i vizave . Fjalimi saj duhet të nxirret nga traskripti i Parlamentit dhe aty do të gjendet e vërteta, që i nevojitet publikut. Opinioni e di se kjo deputete është shumë serioze dhe e ditur. Duhet t` i besohet. Ka Kosova kuadro të ditura dhe të guximshëm. Nuk na duhet asi deputetesh që u dikton padroni si ndryshoi një komandant mendimin këto ditë. Marre, për te, por nuk mund të bëhet diçka tjetër, përpos çka ka mësuar në shkollën e tij… nderim por, fundi i nderit caktohet vetëm kur të vdes njeriu.

Shkojmë më tej. Pse shtypi nuk e botoi në shkallë integrale fjalimin e LULZIM ADEM JASHARIT për rolin e këtij pushteti, që na ka sjellë buzë mbetjes pa fytyrë. Le të botohen fjalimet e tilla emblematike në shkallë integrale,  jo të përfolën si është bërë zakon. Pastaj le ta komentojë çdo lexues faktin e jo të detyrohet ta kuptoj censurën, politike ose ideologjike. PO del hapur se burgosja e Ramush Haradinajt, ishte kauzë për ta kontrabanduar demarkacion, dhe për ta plandosë Kosovën që mos të ketë ushtri mbrojtëse, pra jo e tiplologjisë ofenzive, por mbrojtëse.

QENDRO PRESIDENT, SKA KTHIM PRAPA, SEPSE POPULLI E DO USHTRINE E VET

Ne e duam dhe e respektojmë me zemër NATO-n – KFORIN, por e duam ma në fund edhe USHTRINE TONE MULITINACIONALE sikurse çdo shtet demokratik në botën e civilizuar.

Tani nuk duhet të kemi edhe USHTRI, sipas dikujt; jo pse nuk është në Kushtetutë, por pse duhet të bëjmë pazare me okupatorin serbian, po na thonë?. Më kujtohet kur Hollbruk etj, i thoshin ADEM DEMAÇIT se: “UÇK është terroriste”!, Madje, përpiqeshin të amputojnë se me këtë janë pajtuar edhe drejtuesit kryesor politikë të Kosovës. E BACA, ua kthente: JO, jeni kah gënjeni, ata nuk e thonë një mendim të tillë kurrë”!. Dhe ,çka pasoi pas tri ditësh, doli po ai Hollbruku dhe tha se: “UÇK nuk është terroriste”!. Qëndro pra Hashim Thaçi , s’ ka kthim prapa, Kosova e meriton Ushtrinë e saj mbrojtëse. Askënd  nuk e kemi ndërmend ta sulmojmë. Por,disa sjellje vetëm sa nuk kanë shpërthyer në BE : “Kërkoni falje Serbisë”!!!. Kështu një ditë do të na thuhet bisedoni edhe me Rusinë, që i rri prapa Serbisë neofashiste. JO, Republika e Kosovës është shtet sovran. Këtë  e ka vërtetuar lufta jonë  e drejtë; Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ku na ka paditë Serbia, dhe e ka marrë autogol!. Shteti i Kosovës ka .lind më 17 shkurt 2008, dhe garancion për te është populli i saj pa dallim kombi e religjioni. Pazaret duhet të ndalen, se i ka përshi inflacioni moral dhe civilizues të gjitha thikat pas shpine , për një popull që është dënuar nëpër konferenca dhe kongrese\pa mëshirë. Dhe prapë po  e përfundoni këtë opinion me një thëni gjeniale të ALI PODRIMES, që e citoi këto ditë Arif Molliqi: “ Nëse vritem (i) më i madh jam (jemi-hb) se vrasësi”!. Këtë aksiomë bota e civilizuar atni ma e ka mësuar dhe rrënjët e tradhtarëve dhe tregtarëve të flamujve, u janë kthyer kah dielli (kah e vërteta), që nuk po  e shohin fare.

Më 9 mars 2017 , Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …