Në vitin 2016 Organizata KONSUMATORI mbushi 10 vite të angazhimit, aktivizimit, vullnetarizmit, pjesëmarrjes qytetare…edhe të guximit qytetar për ta thënë, adresuar, kërkuar, denoncuar, avokuar, lobuar për kauzën, të drejtat e obligimet dhe për interesat e dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues. Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjet 10-vjeçare dhe urimet e dekadës së parë të dëshmimit për të qenë e vetmja pikë referuese për kauzën e qytetarit konsumator taksapagues në Republikën e Kosovës. Mburremi me faktin se bashkëpunëtorë më të ngushtë, përkrahës, lobues të kauzës së qytetarit konsumator taksapagues i patëm dhe i kemi më të fortit, më të guximshmit, më të drejtët, më të sinqertit…e Republikës së Kosovës: Mediumet e informimit publik dhe gazetarët. Deri këtu arritëm bashkë. Ndaj edhe duhet të vazhdojmë bashkë: Për arsye të etikës profesionale, nivelit civilizues dhe ndërgjegjes – se edhe ne, edhe familjet tona jemi qytetarë konsumatorë taksapagues.
Ju e dini, megjithatë na lejoni t Ju rikujtojmë, se: Muaji mars është MUAJI e 15.MARSI është DITË BOTËRORE E TË DREJTAVE, E MBROJTJES , SË QYTETARIT KONSUMATOR.
Ndaj, Ju propozojmë, këshillojmë, ofrojmë ide…edhe mbështetje që aktualitetet, rrjedhat, temat…t i fokusoni nga prizmi i realizimit, përmbushjes së të drejtave e obligimeve dhe të interesit e dinjitetit të qytetarit konsumator taksapagues; Nga prizmi i arritjes së kënaqëshmërisë së qytetariit konsumator taksapagues.
Identifikojmë edhe arsye tjera për kërkesën tonë:
Edhe lexuesi, audienca, spektatori, dëgjuesi, publiku…është konsumues i ofertës mediale, i skemës programore, i përmbajtjes mediale…
Të gjitha Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës shërbimin, mandatin, plan-programet, potencialin e kapacitetet, dedikimet, produktet…të gjithat ia dedikojnë një target grupi, përmbushjes së një nevoje e kërkese, një obligimi kushtetues e ligjor…që është qytetari konsumator taksapagues – gjenerues kryesor i Buxhetit të Shtetit prej nga të gjithë finansohen ?!
Qytetari, fillimisht, me votën e tij të lirë demokratike, i delegoi të drejtat e obligimet, por edhe kompetencat e autorizimet te të gjitha Institucionet, Asociacionet e Mekanizmat si dhe te zyrtarët – për ta përfaqësuar e arritur maksimalisht kënaqëshmërinë ligjore, profesionale, mandatore, statutore…
Qytetari në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve, duke bërë rolin e tij si konsumator, jo vetëm se i përmbush nevojat themelore, kërkesat e shijet për vehte dhe për famijen tij – është edhe promotor i zhvillimit ekonomik të lagjes, Komunës dhe Shtetit.
Me përzgjedhjen e produktit, me marrjen e vendimit për ta blerë e konsumuar, qytetari
konsumator i jep vlerë dhe e çmon me çmimin e akceptuar reciprokisht. Në këtë çmim janë edhe të gjitha kontributet në trajtë të tatimeve, taksave, akcizave…të cilat i takojnë Buxhetit të Shtetit, të Republikës së Kosovës. Kështu, qytetari konsumator, jo vetëm se ndihmon në zhvillimin ekonomik, mbështetë e përkrahë bizneset por edhe mbushë Arkën e Shtetit – nëpërmes së cilës kontribuon që paraja publike t i këthehet në përmbushjen e nevojave themelore të Shtetit, të Institucioneve e Mekanizmave të Shtetit dhe të miëqenies sociale të qytetarit konsumator taksapagues.
…
Siq po shihet roli, obligimi, kontributi…qenia e qytetarit konsumator taksapagues është shumë më kompleks seq pandehin disa “…atje lartë…”. Arsyeja, obligimi, detyrimi për transparencë, llogaridhënie dhe ndarje të përgjegjësive është shumë më i madh seq janë premtimet ose zotimet deklarative. Siq po e shihni edhe zotimet e marra me MSA-në po çalojnë në përmbushje. MSA-ja një modul ia kushton konsumatorit. Tërthorazi e gjithë MSA-ja i dedikohet qytetarit konsumator.
Nga kjo del se duke vazhduar angazhimin për kauzën e konsumatorit angazhohemi edhe për ekonominë, edhe për bizneset, edhe për MSA-në, edhe për Kosovën.
Me angazhimet e 12-të ditëve të para të muajit, mars, 2017, MUAJIT BOTËROR TË TË DREJTAVE TË KONSUMATORIT nuk jemi të kënaqur. Akoma, askush me asnjë të vetmen fjalë , të paktën deklarativisht, nuk shprehi përkushtim për kauzën, për të drejtat e obligimet as për intereset e dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues.
Institucionet, Asociacionet, Mekanizmat e Shtetit; Ekonomia e bizneset dhe Asociacionet e tyre;…Çuditërisht, njësoj si të tjerët, kurrë deri më sot, as Partitë e liderët politikë nuk e thanë asnjë fjalë në dobi të qytetarit elektorat dhe konsumator ?!
Anise të gjithë, edhe familjet tona jemi qytetarë konsumatorë;
Anise kemi arsye e obligime të shumta;
Anise punët tona duhet t i kryejmë vet sepse ato nuk i takojnë askujt tjetër.
Ndaj,
Të nderuara mediume të informimit publik,
Të nderuar gazetarë,
Të dasur/a kontribues/e për kauzën e qytetarit konsumator taksapagues.
Qytetari konsumator taksapagues gjithëmonë ka nevojë për Ju, për mendimin, reagimin dhe për produktin Tuaj kritik e fisnik:Në drejtim të rritjes së vazhdueshme të kënaqëshmërisë së qytetarit konsumator taksapagues;
Në drejtim të zbatimit ë Ligjeve;
Në drejtim të përmbushjes së të drejtave e obligimeve dhe të intereseve e dinjitetit të qytetarit konsumator taksapagues.
Urime MUAJI BOTËROR dhe 15. MARSI – DITA BOTËRORE E QYTETARIT KONSUMATOR !
Ju falemnderit edhe një herë për kontrib utet e deritanishme.
Ju falemderit edhe për angazhimet në të ardhmen.
Org.KONSUMATORI, Kosovë, Prishtinë,
Selatin Kaçaniku, kryetar. Ekspert për kauzën, të drejtat e obligimet, intereset dhe dinjitetin e qytetarit konsumator.
Mësimdhënës në arsimin e lartë;