Sylejman Çerkezi

Platforma për Drejtësi, alternativë për qytetarët e Klinës

Sylejman Çerkezi, kryetari i Lëvizjes për Drejtësisë brenda PD-së, vazhdon me aktivitet politike nëpër degë, me qëllim unifikimin dhe organizimin e spektrit Konservator në Kosovë. Një vizitë të tillë z. Çetkezi, e zhvilloi edhe në Komunën e Klinës, ku u prit nga Kryetari i degës z.Imer Pantina me bashkëpuntor. Me këtë rast, z. Çerkezi në këtë takim deklaroi se: “Ka ardhur koha që të votohet kjo platformë për Drejtësi, sepse është partia e vetme e cila garanton që do të jetë një digë e qëndrueshme dhe e pakapërcyeshme për të gjitha dukuritë negative në shoqëri, përfshirë korrupsionin institucionale dhe krimin e organizuar”. Ndërkaq, Sekretari i Përgjitshëm i PD-së z.Fidan Mustafa deklaroi se: “E kemi për obligim ndaj qytetarëve tanë që të punojmë çdo ditë e më shumë në mënyrë që të kenë një derë ku mund të drejtohen për një të ardhme më të ndriçuar në institucionet lokale”.

Nikoqiri i këtij takimi, z.Imer Pantina, falenderoj mysafirët për vizitën dhe ndër tjera theksoj se: “Dega jonë në Klinë gjithnjë e më shumë po forcon radhët e saja me figura të respektuara në qytetin e Klinës, dhe se e ardhmja si fuqi politike në institucionet lokale është e pashmangshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …