Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka konfirmuar se ai dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, do ta përkrahin Projektligjin e FSK-së, në çastin kur ai do të paraqitet për votim në Kuvendin e Kosovës. Demolli në një intervistë për KosovaPress tha se Projektligji për FSK-në, i cili është dorëzuar ditë më parë në Ministrinë që ai drejton, nesër do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, me opinionin që do të jap kjo Ministri për këtë Projektligj. Unë së bashku me Grupin Parlamentar të LDK-së, do t’i japim përkrahje këtij Projektligji. Demolli pranon ndihet shumë mirë, që gjatë periudhës sa ai është ministër i FSK-së, të ndodh edhe transformimi i kësaj force në ushtri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …