Murat Jashari, vëlla i Komandantit të njohur të UÇK-së, Ismet Jashari, ka pranuar se ka dashur ta vrasë Azem Vllasin

Murat Jashari, vëlla i Komandantit të njohur të UÇK-së, Ismet Jashari, ka pranuar se ka dashur ta vrasë Azem Vllasin

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Murat Jashari, vëlla i Komandantit të njohur të UÇK-së, Ismet Jashari, dëshmor i kombit ka pranuar se ka dashur ta vrasë ish shefin komunist të Kosovës Azem Vllasi, pasi atë e konsideron tradhtar. Ai po ashtu ka bërë të ditur para hetuesve të policisë se pas  tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon dhe se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës. Grupi ka për qëllim vrasjen e tradhtarëve. Në mesin e tyre ai ka thënë se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës. Azem Vllasi ishte zyrtar i lartë i Kosovës, në ish Jugosllavinë titiste dhe është i njohur për qëndrimin e  tij projugosllav dhe kundër demonstratave të vitit 1981, të cilat me insistimin e ti,j ishin shpallur demonstrata kundërrevolucionare që kishin për synimin shkatërrimin e Jugosllavisë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …