leoni

Në Mitrovicë u përkujtua masakra e tregut kur humbën jetën gjashtë dhe u plagosën rëndë 128 perona

Përfaqësues të institucioneve komunale në Mitrovicë me në krye Faruk Mujka, nënkryetar, Halit Barani, kryetar i Qendrës Rajonale të KMDLNJ në Mitrovicë, viktima të ngjarjes dhe një numër i qytetarëve, kanë vendos buqete me lule në vendin ku 18 vjet më parë forcat kriminale serbe, hodhën një minahedhës në tregun e gjelbër, në qendër  të qytetit.

Nga granata që atëherë  hodhën forcat kriminale fashiste serbe në ditën e tregut, kur frekuenca e qytetarëve zakonisht ishte jashtëzakonisht e madhe, patën gjetur vdekjen gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e të rinj, ndërsa ishin plagosur rëndë mbi 128 të tjerë.

Nënkryetari Mujka, tha se ajo ishte ditë e llahtarshme në Mitrovicë, pasi që në tërë tregun shiheshin viktimat e vdekura e të plagosura, ndërkohë që gjaku mbulonte hapësirat e tregut.

“Shumë prej të plagosurve kanë mbetur invalidë të përjetshëm, ndërsa një numër i konsideruar i tyre mbajnë proteza në gjymtyrë. Kjo ditë nuk do të harrohet asnjëherë, por do të kujtohet përgjithmonë në mënyrë që gjeneratave të reja tu tregohet se çka ka qenë në gjendje të bëjë armiku ndaj popullit tonë të pafajshëm”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.

Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ në Mitrovicë, Halit Barani, tha se kriminelët serbë kishin planifikuar që më parë masakrën, sepse ishin përkujdesur që në ditën e tregut në Mitrovicë, mos të ketë fare shitës e as blerës serbë.

Në po të njetin vend ku edhe  kishte shpërthyer granata,  folën edhe Sabedin Uka, Azem Beqiri dhe  Ismet Haziri, të cilët kishin  pësuar rëndë atë ditë, sepse atyre u ishin dëmtuar këmbët, duart e pjesët tjera të trupit. Ata kërkuan nga institucionet  e shtetit që të bëjnë më shumë për ta, pasi jeta e tyre është mjaft e rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …