Aktivitetet të shtuar të Komunës së Skenderajt në të gjitha fushat

Bordi i drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar një varg çështjesh të rëndësishme për qytetarët e Skenderajt.

Niveli i të hyrave vetanake në pjesën e parë të vitit, Rapoti financiar për vitin 2106, ujësjellësi i fshatit Kryshec, ndarja e bursave për nxënësit, procedurat e aplikimit të qytetarëve për përfitim të subvencioneve në bujqësi, përgatitjet për aktivitet përkujtimore, kulturore e sportive gjatë muajit mars, kërkesa e banorëve të Tërnovës për sigurimin e një pompë të ujit, aksioni për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave, vazhdimi i ndërtimit të shkollës në Çirez dhe nisja e ndërtimit të shkollës në Makërmal; kanë qenë temat kryesore të diskutimit dhe shqyrtimit në takimin e Bordit të Drejtorëve.

Nënkryetari Nura pas raportimit për aktivitetet e drejtorive komunale, ka kërkuar nga drejtorët që të vazhdojnë me efikasitet kryerjen e obligimeve karshi qytetarëve. Ai ka kërkua po ashtu edhe rritje të kualitetit të shërbimeve në të gjithë sektorët, si dhe shpejtimin e procedurave për fillimin e realizimit të projekteve kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …