Muhamed Abdulkerim Al-Isa: Turp që disa shtete islame nuk e kanë njohur Kosovën

Muhamed Abdulkerim Al-Isa: Turp që disa shtete islame nuk e kanë njohur Kosovën

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa, i cili u shpreh se kauza e Kosovës për pavarësi ka qenë e drejtë dhe se është turpëruese që disa shtete islame nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo po  ndikon edhe tek shtete të tjera në gjithë botën. “Kosova është model për tolerancën, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin në mbarë botën, vlera këto të kultivuara nga OBI dhe të cilat gjithsesi do të ndikojnë në njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të mbetura të kësaj organizate”, ka thënë Al-Issa. Thaçi u shpreh mirënjohës për zotimin e Sekretarit, Al Isa lidhur me  angazhimet e  intensifikuara në përkrahje të konsolidimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …