Po vazhdojnë aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në tërë territorin e komunës së Skenderajt

Sipas drejtorit për Shërbime Publike në Komunën e Skenderajt Murat Gashi, aksioni po vazhdon me intensitet të shtuar dhe do të vazhdojë deri në eliminimin e tërësishëm të deponive ilegale të mbeturinave.

Ai ka deklaruar se në tërë territorin e komunës së Skenderajt janë identifikuar 70 deponi ilegale, të cilat do të eliminohen me qëllim të krijimit të ambientit më të pastër dhe ruajtjen e tij. Ky aksion po realizohet në bashkëpunim me Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti”-Njësia në Skenderaj dhe ka tri qëllime kryesore: ruajtjen e ambientit, vetëdijesimin e qytetarëve në këtë fushë dhe pjesëmarrjen e Komunës së Skenderajt në “Garën e Kosovës për Mjedis të Pastër” të lansuar nga organizata gjermane GIZ.

Ndërkohë Komuna e Skenderajt, si organizatore e këtij aksioni shumë të rëndësishëm, apelon të qytetarët e të gjitha lokaliteteve të Skenderajt që të kenë kujdes për ruajtjen e ambientit dhe të mos krijojnë deponi ilegale përgjatë rrugëve dhe në hapësira të tjera publike, pasi deponitë ilegale ndotin ambientin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Hedhja e mbeturinave në vendet që nuk janë të destinuar për këtë qëllim përbën shkelje ligjore të ndëshkueshme.

Po ashtu luten qytetarët që të raportojnë rastet e hedhjes së mbeturinave në vende të cilat nuk janë të destinuara për grumbullim të mbeturinave.

Ruajtja e ambientit është obligim institucional dhe qytetar i të gjithëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …