Sot në Odën Ekonomike të Kosovës janë prezantuar rezultatet nga studimi “Bottleneck-fytet e ngushta”. Këshilltari strategjik i OEK-ut, Berat Rukiqi, theksoi së janë rreth 290 milion euro shpenzime shtesë që i kanë bërë bizneset kosovare si pasojë e çmimit të lartë të energjisë dhe shpeshherë e mungesës së sajë. Ministrja e MTI-së Hykmete Bajrami tha se është e njoftuar për këto shqetësime dhe se ato janë adresuar në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se bizneset janë bartës të zhvillimit ekonomik, prandaj, institucionet duhet ti marrin në konsideratë pengesat më të cilat ato përballën dhe t’u ndihmojnë atyre që të mos rëndohet me shumë gjendja e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …