Është përfshirë nga zjarri një pjesë të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë me konkretisht kati i tretë nëndhes duke shkaktuar disa dëme. Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës Zef Çuni, tha se falë ndërhyrjes së shpejtë zjarri është fikur dhe kanë shpëtuar shumë libra të rëndësishëm. “Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi. Janë dëmtuar vetëm disa libra të periudhës ruse, mesa thonë specialistët e bibliotekës. Nuk ka dëme të mëdha sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset dhe sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë”, është shprehur Çuni.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …