leoni

Thaçi

Hashim Thaçi: “Syri i Popullit” organizatë që ka lidhje me agjentura të ndryshme të lidhura direkt në Moskë

Kryetari Hashim Thaçi ka folur lidhur me organizatën që quhet “Syri i Popullit”, që mori përgjegjësinë për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi. Ai ka thënë se e ka parë listën e personave të cilët kjo organizatë sipas tij ka lidhje me agjentura të ndryshme të cilat janë të lidhura direkt në Moskë.  Lista të cilën e ka “Syri i Popullit”, përbëhet nga 26 personalitete por nuk ka përmendur asnjë emër. Ka treguar ajo listë është e përbërë me emra të njohur personalitetesh të cilët janë liderë politikë, komandantë të luftës së fundit, gazetar, opinionit, e deri tek personalitete jo edhe aq të njohura. Ai ka thënë se pjesë e kësaj liste janë edhe prijës fetar të ndryshëm dhe personalitete që kanë ndihmuar në shtetformim të këtij vendi. “Kur shihet se nga kush përbëhet ajo listë e personave për ekzekutim, lidhshmëria e qartë është me lidhjet jo mike të Serbisë e që dalin drejt në Moskë”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …