Kryetari Thaçi, gjatë një debati që e zhvilloj sot me drejtuesit e shoqërisë civile dhe të mediave serbe u bëri thirrje përfaqësuesve të tyre politikë që t’u kthehen institucioneve të Kosovës. Gjithashtu ai pra tyre e rikonfirmoj qëndrimin e tij së FSK-ja do të bëhet e ushtri, pasi që ajo nuk paraqet kërcenim për paqen në rajon. “Transformimin e bëjnë të nevojshme dhe zhvillimet në rajon, ishte urgjente, pasi FSK-ja e ka arritur nivelin e duhur që të transformohet në ushtri. Rruga jonë e preferuar ka qenë dhe mbetet përmes ndryshimeve kushtetuese, por nevojitet dhe përkrahja e komuniteteve jo shumicë. Megjithatë përfaqësuesit politik serb s’kanë qenë dhe s’janë të gatshëm të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri. Lista serbe e ka bërë të qartë se është penguar për këtë nga Beogradi. Nuk mund të pranojmë që të konsultohemi për çështje të interesit tonë strategjik me Serbinë. Rritja e misionit të FSK-së nuk është kërcenim për paqen dhe sigurinë në rajon, aq më tepër për ndonjë qytetar. E rëndësishme është që FSK sot dhe nesër si ushtri është multietnike”, është shprehur Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …