Gjatë Forumit të pestë Global që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit ku po merr pjesë, edhe kryetari Shqipërisë, Bujar Nishani. Ai me këtë rast ka takuar kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë. Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje. Lidhur me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, presidenti Nishani theksoi se ata janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, njoftojnë mediat shqiptare. Kryetari Nishani u prit në takim edhe nga kryetari I Azerbajxhanit Alijev.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …