Ermina Lekak Prlaskaj deputete shqiptare në Kuvendin e Kroacisë zotohet së do të angazhohet konkretisht për hapjen e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Zaberb. Këtë premtim ajo e bëri gjatë takimit me Këshillin e Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, në kuadër të Klubit të deputetëve të pakicave kombëtare pranë kuvendit kroat. Ndër të tjera u bisedua për rëndësinë e mbështetjes së mësuesve dhe nxënësve shqiptarë që jetojnë në këtë vend, si dhe ndërgjegjësimin e prindërve për inkurajimin e fëmijëve të tyre për mos të humbur dhe për ta mësuar gjuhën e origjinës.
Kontrolloni gjithashtu
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike janë regjistruar afro 19 mijë votues
Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si …