Në takimet e bashkëbisedimet e ndryshme që është duke i zhvilluar kryetari i Kosovës Thaçi, sot ka mbajtur një ligjëratë në Kolegjin UBT. Ai para studentëve theksoi së transformimi i FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese siç po kërkojnë aleatët tonë ndërkombëtarë është i pa mundur pasi që Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi është deklaruar se nuk do të votojnë kurrë. “Kjo do të thotë që ne nuk mundemi të shkojmë me ndryshimet kushtetuese, Andaj, a duhet të mbetemi ne peng i Beogradit, derisa ai të disponohet që ne ta kemi ushtrinë”, është shprehur, Thaçi.
