Kandidati për kryetar të Serbisë , Vuk Jeremiq, ka thënë se projekti i Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish – Merdar ndihmon krijimin e Shqipërisë së madhe. Ministrja serbe e Komunikacionit dhe e Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq këtë deklaratë e ka cilësuar joserioze duke thënë se Serbisë i duhet çdo autostradë. “Autostrada që do të ndërtohet Nish – Merdar – Prishtinë, nuk është vetëm dalje në port, por është strategji e rëndësishme. Ajo është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë”, citon FoNet të ketë thënë ajo. Sipas saj, kjo rrugë do të thotë më shumë ekonomi, më shumë transport udhëtarësh mallrash.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …