Duke komentuar mbajtjen e fushatës zgjedhore në Kosovë të kandidatëve për kryetar të Serbisë, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se kjo nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë. Ajo ka theksuar se kandidatët për president të Serbisë nuk duhet lejuar që të bëjnë fushatë në Kosovë, e as të lejohet votimi në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë. Nga ana tjetër, zyrtar të Qeverisë së Kosovës nuk janë deklaruar për këtë çështje. Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë qëndrim për këtë çështje, është cituar të ketë thënë Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa. Nga ana tjetër, kandidati i Partisë Demokratike për president të Serbisë, Vuk Jeremiq, e ka nisur fushatën e tij zgjedhore me një vizitë në Kosovë. Veprim të ngjashëm ka paralajmëruar edhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, i cili është kandidat i Partisë Përparimtare për kryetar të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …