Kandidati për kryetar të Serbisë, Nenad Çanak ka thënë se Kosova është shtet dhe qytetarët e Serbisë duhet të përballen me këtë të vërtetë, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë kjo. Pse në Kosovë nuk shkohet pa pasaportë? Pse paratë e taksave nga Kosova nuk shkojnë në arkën e Serbisë? Dhe, pse Ushtria e Policia serbe u tërhoqën pas kapitullimit, pra pas Marrëveshjes së Kumanovës? Sepse, më 1999 Kosovën e kanë humbur Sllobodan Millosheviqi, Mira Markoviqi dhe Vojisllav Shesheli, me e ndihmësit e tyre dhe me politikën gabuar, ka thënë kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak. Ai ka thënë se nëse zgjedhet kryetar i Serbisë do të marr vendim për njohjen e Kosovës dhe ka theksuar se kjo qasje do t’i kushtoj me vota por se ka zgjedh ta thotë të vërtetën.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …