Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, nisur nga situata politike në vend. Në fjalën e tij Kreu i Shtetit u ndal tek protesta e opozitës, zgjedhjet parlamentare dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. Një prej propozimeve, ai për Ministër të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka shkaktuar zhurmë, për shkak të aktivitetit të tij si jurist para viteve 1990. Unë do ta refuzoja këtë kandidaturë, por kushtetuta nuk ma jep këtë të drejtë, unë besoj dhe shpresoj se institucioni, i cili vlerëson kandidaturat, që është Kuvendi do të gjykojë dhe do të vlerësojë të gjitha rrethanat dhe specifikën” ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …