Isa Mustafa

Mustafa: Për dy vite janë krijuar 40 mijë vende të reja pune

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për mes një postimi ka thënë së prioriteti i këtij koalicioni ka qenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi, ndërsa vetëm për dy vite janë krijuar 40 mijë vende të reja të punës. “Kemi siguruar qëndrueshmëri financiare dhe fiskale me rritje stabile ekonomike prej mbi 4% për vitin 2015 dhe 2016, ndërkaq në vitet në vijim rritja do të jetë edhe më e madhe. Politikat e Qeverisë nxisin sektorin privat, lindjen e bizneseve të reja dhe vendeve të reja të punës nga sektori privat. Ky raport i bizneseve të reja kundrejt atyre të mbyllura është më i miri në Evropë. Përderisa në Kosovë po rritet biznesi privat, i cili po gjeneron vende pune e rritje ekonomike, në disa vende të rajonit këto trende janë negative, që nënkupton se më shumë mbyllen biznese në krahasim me ato që hapen. Raporti i fundit i ASK-së tregon për numër të përgjithshëm të të punësuarve në Kosovë prej 347,185 deri në tremujorin e tretë 2016, që është numri më i lartë deri tani, ka theksuar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …