Sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës me kryetarët e Grupeve Parlamentare ku do të diskutohen 17 pika të rendit të ditës. Ndër të tjera, është paraparë të vendoset për Interpelancën ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe ministrit të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci. Interpelanca e Kryeministrit, është thirrur me kërkesën e deputetes së Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi, e cila është përkrahur nga 15 deputetë të tjerë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit. Kurse interpelanca e ministrit Stavileci, është ftuar me kërkesë të deputetit Visar Ymeri në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …