Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Giovanni Fungo, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Duke pasur parasysh së në vitin 1999 kur në Kosovë ishin 55 mijë ushtarë paqeruajtës, tani ata janë reduktuar në rreth 4 mijë kjo tregon së: “situata e sigurisë është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme” ka thënë ai për gazetën beogradase “Politika”. I pyetur, a munden forcat speciale të Policisë së Kosovës që ndryshe njihen si ROSU të veprojnë në pjesën veriore pa lejen e KFOR-it, gjeneral Fungo, ka theksuar “Në bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 në mes Beogradit dhe Prishtinës, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të kërkojnë miratimin e KFOR-it për të për të lëvizur forcat e tyre policore në tërë territorin e Kosovës”. Ndërsa për FSK-në ai tha së mandati dhe misioni i kësaj force përcaktohet nga vetë ligjet dhe institucionet e Kosovës. “Nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrë të tillë siç është propozuar, NATO do të duhet të rishikojë nivelin e vet të angazhimit, sidomos në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve”, ka deklaruar Fungo.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …