Nishani: Data e zgjedhjeve është dekretuar, politika të gjejë zgjidhje

Nishani dekreton katër ministrat e rinj

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, sot i ka dekretuar katër ministrat e rinj, pas propozimit të kryeministrit Rama për ndryshime në kuadër kabinetin qeveritar. Kreu i Shtetit dekretoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe emërimin në vend të tij Fatmir Xhafajn. Pastaj dekretoi shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe emërimin në vend të tij Ogerta Manastirliun. Një tjetër ndryshim i propozuar nga Kryeministri Rama dhe i dekretuar sot nga Nishani është shkarkimi i ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi dhe emërimi në këtë post i Eduard Shalsit. Gjithashtu kryetari shqiptar dekretoi edhe shkarkimin e ministrit të Mirëqenies Sociale, dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe emërimin në këtë detyrë Olta Xhaçkën.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi: Ende nuk keni parë atë që as nuk e imagjinoni dot

Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ka reaguar ashpër ndaj situatës ekonomike në vend, duke theksuar …