Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë nënshkrimit të Paktit Kombëtar për Mirëqenien Sociale, ka theksuar se ndihmat ekonomike janë trefishuar, pasi nga skema janë larguar të pasurit që i merrnin ato. “Për vite me radhë, paratë e ndihmës ekonomike u janë hequr të varfërve dhe u janë dhënë atyre që nuk ishin në nevojë, por për të cilët kishin nevojë partitë. I gjithë fondi u shpërndahej kryetarëve të komunave për qëllime elektorale dhe mbanin lidhur një zinxhir skllevërish të varfërisë, të cilët kushtëzoheshin për marrjen e ndihmës me fotografimin e votës”, ka thënë Rama. Kryeministri shtoi se ndihma ekonomike “nuk është e mjaftueshme, por është tri herë më e lartë se ajo që ishte, pasi që u hoqën ata që e merrnin deri dje dhe jetonin nëpër vila”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …