65 organizata iu kanë bashkuar iniciativës për mbrojtjen e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

65 organizata iu kanë bashkuar iniciativës për mbrojtjen e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Përmes një komunikate për medie, Nismës për Mbrojtjen e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” ka bërë të ditur se asaj i janë bashkuar 65 organizata të shoqërisë civile të Kosovës.  Iniciativa për t’ia kthyer kinemanë qytetit të Pejës është e strukturuar rreth një numri veprimesh, që do ta pasojnë këtë deklaratë të përbashkët, ndërsa rekomandimet tona për institucionet shtetërore janë: Anulimin e procesit të privatizimit (përmes likuidimit) të Kinemasë “Jusuf Gërvalla” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Mbështetja e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit, dhe Ngritja e fondeve nga buxheti shtetëror, donatorët ndërkombëtarë dhe vendorë, dhe palët e tjera për restaurimin dhe rifunksionalizimin e ndërtesës së Kinemasë. “Jusuf Gërvalla”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …