U mbajt takimi i radhës i KKSB-së në Suharekë

Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Suharekës kanë mbajtur mbledhjen e radhës, ku kanë diskutuar për: Sigurinë në trafik, dukuritë negative, me theks të veçantë në Qendrën Zejtare nr.1 dhe nr.2, si dhe për hapësirat  për qasjen e personave me nevoja të veçanta.  Takimin e ka kryesuar Rexhep Kuçi, nënkryetar i komunës së Suharekës, ndërsa për sigurinë në trafik ka fol komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi: Gjendja në trafik në këtë muaj ishte jo edhe aq e keqe, e ngjashme me atë në muajin shkurt. Gjatë këtij muaji kemi  shqiptuar mbi 400 gjoba në trafik dhe kemi pasur 9 aksidente me dëme materiale” tha kapiten Milazim Lumi. Ndërsa drejtori i arsimit Sherif Berisha ka kërkuar që  policia e trafikut të jetë më shpesh prezentë përreth shkollës “7 Marsi” dhe gjimnazit “Jeta e Re”, me qëllim që të bëjnë lirimin e hyrjes në shkollë, pasi aty shpesh bllokohet hyrje-dalja nga parkimi  i automjeteve. Për dukuritë negative në dy qendrat zejtare u tha se duhet shtuar inspektimin e këtyre lokaleve, policia në bashkëpunim me inspektorët, kurse për identifikimin e hapësirave për persona me nevoja të veçanta, përfaqësuesja e “Handikos-it” në Suharekë, Hamide Bytyçi, ka paraqitur shqetësimet e saja, pasi ka kërkuar që te merreni më shumë me këtë problem sepse sipas saj, përveç në objektin e Komunës askund tjetër nuk ka hapësirë dhe kushte për qasjen e kësaj kategorie të personave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …